Mërgimtari Bytyqi ndihmoi me nga 100 euro 15 familje në Malishevë
Mërgimtari Njazi Bytyqi nga Shkoza, pronar i kompanisë “Bytyqi BAU” GmbH në Gjermani, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka ndihmuar 15 familje të komunës së Malishevës me nga 100 euro.
Këtë përkrahje financiare e kanë marrë familjet në nevojë, kryesisht familjet fëmijët e të cilëve jetojnë pa njërin prind.
Mërgimtari Njazi Bytyqi është njëri prej mërgimtarëve tanë që në vazhdimësi i ndihmon familjet në nevojë dhe njihet si një humanist i madh, ndërsa këtë solidaritet me këto familje e ka realizuar përmes zyrës së kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me qëllim që ndihmat të shkojnë sipas skemës së familjeve në nevojë.
Mërgimtarët nga komuna e Malishevës dhe humanistët tjerë, në vazhdimësi i ndihmojnë apo solidarizohen me familjet në nevojë, në veçanti në rastet e festave.
/Epoka e re/