Mërgimtari Halil Haxhija i dhuron pajisje shërbimit të zjarrfikësve në Drenas
15 mars 2021
| 13:17
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim mërgimtarin Halil Haxhija, i cili ka dhuruar pajisje shërbimit të zjarrfikëseve në Drenas dhe ka falënderuar për këtë ndihmë që do t’i ndihmojë shërbimit të zjarrfikësve për kryerjen e detyrave në teren.
Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka dhënë mirënjohje në shenjë falënderimi për dhurimin e dy Fiskajave profesionale në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe shpëtimit në Drenas.
Mërgimtari Haxhija, ditë me parë i ka dhuruar shefit të Zjarrfikësve, Afrim Gjeli dy Fiskaja profesionale ku vlera e tyre është rreth 2 000 euro.