Mërgimtari i cili kanosi deputetin Dimal Basha gjobitet me mbi 2 mijë euro gjobë
15 korrik 2024
| 15:24
Pas arritjes së marrëveshjes me prokurorinë për pranimin fajësisë, mërgimtari i cili kishte kanosur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është dënuar me 2 mijë e 500 euro gjobë.
Prokurori Kastriot Berisha, i ka propozuar gjykatës ta aprovojë marrëveshjen për pranim fajësie, pasi ka thënë se është në përputhje me dispozitat e nenit 230 të Kodit penal, njofton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari ka kërkuar falje për veprën e kryer dhe ka thënë se kishte kërkuar falje dhe në prokurori, duke shtuar se veprën e kishte kryer pasi ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.