Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Thaçin: E kam pa ëndërr veten t’u e djeg për të

26 korrik 2022 | 16:15

Ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka takuar vetëm tri herë gjatë jetës së tij. Por, për Vesel Bajramin, Thaçi është gjithçka.

“Është njëri i shekujve. Shqiptarët vetëm tre njerëz i kanë të rangut të Thaçit. Është Skënderbeu, është Enver Hoxha dhe Hashim Thaçi. Ish-presidenti është ikonë, është liria, pavarësia, është shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Veseli i cili jeton në Gjermani, gjatë kësaj interviste për “T7” ka thënë se ka dhimbje të madhe që nga koha kur Thaçin e kanë dërguar në Hagë, dhe se shpesh e sheh në ëndërr.

“Në fakt unë e kam një familje të mrekullueshme, dhe më vjen çudi qysh nuk më xhelozojnë. Që nga marrja peng e presidentit Hashim Thaçi, kam dhimbjen emocionale për këtë njeri. Jam në gjendje të bëj gjithçka për Thaçin. Jam në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të. Kam pa ëndërr si lloj proteste, ta djeg vetën në sallën e Hagës”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë…