Mërgimtari i kërkon falje Hotit për kanosje: Gjunjëzohem para jush (video)

08 gusht 2023 | 12:17

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën pas përfundimit të seancës fillestare, i akuzuari Reshat Sadiku është afruar pranë deputetit Avdullah Hoti dhe i kërkoi falje për kanosjen që ia kishte bërë në rrjetin social “Facebook”.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, ka thënë ai.

I njëjti ka thënë se nuk është person që bën të tilla veprime, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kam kontribuuar shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, ka thënë i akuzuari.

Ndërsa edhe deputeti Hoti i  ka thënë se ai është i pari që e ka sjellë në gjykatore.

“Ti ke qenë i pari që më ke sjellë këtu. Kurrë s’kam qenë këtu”, ka thënë Hoti.

I akuzuari sërish i ka kërkuar falje, duke i thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë të bënte dëm diçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, profesori Milazim Krasniqi ka…