Mërgimtari merr rrugën nga Gjermania për në Kosovë, i ndodh e papritura në Serbi
Mori rrugën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar festat e fundvitit bashkë me familjen e tij. Por, mërgimtarit i ndodhi e papritura në Serbi.
Ai në një postim në rrjetet sociale tregoi që mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30 në Serbi, afër 20 km pa hyrë në Kosovë, iu dëmtuan gomat e veturës.
Siç thotë ai, disa serb kanë vendos disa gurë me armatura në rrugë dhe të njëjtat i kanë mbuluar me borë.
Kështu, ka dëmtuar gomat bashkë me felge, ku për pasojë ka paguar 150 euro për transport deri në Merdare.
“Deshta t’ju tregoi qa më ka ndodh mbrëmë. Tu ardh në Kosovë rreth orës 00:30 isha në Serbi, afërsisht 20 km pa hy në Kosovë (Merdare) ku disa Serbë i kanë qit disa gur me armatura në rrugë dhe të mbuluara më borë. (nuk u vrejke mirë) dhe e prisha gomën me gjithë Felge. Pas 2 minutave ka ardh Policia dhe ju thash që po du me thirr ADAC me thanë Jo më thirr, na ta thirrim Schlepwagen. Deshta mi ba disa foto të gurëve dhe armaturave. Nuk me kanë leju (ma banen hyn në kerr dhe mos bon foto tek vendit) kanë shku dhe i kanë largu gurtë dhe armaturat i kanë qit në skaj të rrugës. Mas afërsisht 5 minutave ka ardh Schlepi ku mi murr për 20 km 150 euro deri në Merdare. Nuk me kanë lan me pas zgjidhje tjetër. I falënderoj Policin e Kosovës që kanë ba ni punë shumë t’mirë dhe me kanë ndihmu në at orë. Ju apeloj te gjithëve ruhuni, sepse nuk është hera e parë që ndodhin ksi sende“, ka thënë ai.