Mërgimtari ndalet në Serbi, fyhet e maltretohet nga policia serbe

30 shtator 2022 | 13:44

Isuf Pnishi është një mërgimtar, që për disa vite jeton dhe vepron në Gjermani. Ai është një afarist i suksesshëm në Gjermani, ndërkaq shpesh e viziton dhe vendlindjen, Hasin e Prizrenit.

Më 28 shtator, ai kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe ishte nisur për në Gjermani, por rrugëtimi, që kishte bërë përmes Serbisë, nuk i kishte shkuar mire.

Në një bisedë për Gazetën Scanner, Pnishi ka njoftuar se gjatë kthimit në Gjermani, ai është ndalur nga policia serbe, në vendin e quajtur Çiçevac, për katër orë, duke përjetuar maltretime psikike dhe ofendime të shumta.

Pnishi ka njoftuar se në makinë ka qenë së bashku me bashkëshorten, që më pas i kanë ndarë, duke e lë atë të vetme në makinë kurse këtë fillimisht e kanë dërguar në Stacionin Policor Çiçevac, e më pas në Krushevac, ku edhe kanë maltretuar psiqikisht.

Ai thotë se ato orë kanë qenë një terror i vërtetë për të, sepse përveç maltretimeve dhe fyerjeve që i kanë bërë, ai gjatë atyre orëve është ndjerë edhe i pambrojtur.

Pnishi tregon se policia serbe e kanë dënuar me 1000 euro, më arsyetimin se ka shkelur rregullat e komunikacionit, e për çka ai thotë se nuk ka qenë e vërtetë, por e kanë bërë me qëllim.

“Ata kontrolluan biografinë time dhe më pas më dënuan”, thotë Pnishi, derisa tregon se ka pasur frikë edhe për bashkëshorten, që kishte mbetur në makinë.

Pnishi i ka thënë Gazetës Scanner se ai do të angazhojë avokat për maltretime, por edhe për dënimin, të cilit thotë se nuk ka pranuar ta nënshkruajë!

Por, ai ka apeluar te të gjithë mërgimtarët që kalojnë rrugën nëpër Serbi të kenë edhe kujdes edhe të jenë të përgatitur se në çdo moment mund të hasin në maltretime të tilla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ftesën për të marrë pjesë në pjesë në Samitin e…