Mërgimtari në Mynih i thotë Kurtit ”Shac të kena”
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi me mërgimtarët shqiptarë në Mynih, ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj atdheut.
Duke përdorur fjalën shac, një term gjerman që në shqip nënkupton “thesar” në Kosovë, ai theksoi se mërgimtarët janë një pasuri e çmuar për vendin.
”Fjala shac, e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar. Ndonjëherë përdoret në Kosovë, për t’ju përshkruar juve mërgimtarë të Gjermanisë”.
”Unë do doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesar, të njohurive profesionale të mbështetjes politike dhe ndihmës financiare, për vendin tonë, për atdheun tuaj”.
Derisa Kurti, mbante fjalimin e tij, njëri nga mërgimtarët dëgjohej t’i drejtohej kryeministrit me: “Shac të kena”.
”Edhe ne atje në Kosovë, që nuk e dijmë gjermanishten, por po e mësojmë nga pak, kemi fillu me i tho njëri-tjetrit shac”.
”Por, shac i themi vetëm atyre që e duan atdheun fortë, dhe kontribuojnë jashtëzakonshëm”.