Mërgimtari nga Gjermania dhuron tetë karroca për personat me nevoja të veçanta

19 maj 2021 | 13:34

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se afaristi nga Drenoci, Nevzat Berisha, i cili jeton në Gjermani ka dhuruar një donacion prej tetë karrocash për personat me nevoja të veçanta.

“Njeriu i mirë dhe afaristi i vyeshëm nga Drenoci, Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, sot, ka dhuruar një donacion prej tetë karrocash për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm. Ai, po ashtu ka dhuruar edhe 500 euro të holla për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit. E falënderoj Nevzatin për ndihmën, solidaritetin dhe humanizimin e tij!”, ka shkruar kryetari Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për…