Mërgimtari nga Gjermania: Edhe muzika dëgjohet ndryshe në Kosovë, me më shumë kënaqësi
Kardiologu shqiptar, Ardian Mustafai, i cili jeton e punon në Essen të Gjermanisë, teksa foli për jetën në mërgim e pushimet në vendlindje tregoi se si po i kalon ditët në Prishtinë.
Mustafai tha se është i gëzuar që në kryeqytet gjatë gjithë verës do të ketë festivale e koncerte të ndryshme me këngëtarë shqiptar e të huaj. Mustafai tha se me mall e shumë kënaqësi i dëgjojnë këngëtarët në vendlindje, ani pse ata edhe në diasporë mbajnë vazhdimisht koncerte.
“Nuk është e njëjtë t’i dëgjosh në Evropë edhe t’i dëgjosh në vendlindje, se ka shumë dallim. Ajo është kënaqësia shumë e madhe. Është ndjesia se krejt njerëzit njihen mes vete, me më shumë kënaqësi”, tha Mustafai në Klan Kosova.
Kardiologu i cili tashmë ka 10 vjet që jeton e punon në Gjermani, tha se është fat i madh që kur je me pushime në Kosovë ka organizime të ndryshme, koncerte e festivale për bashkatdhetarët.