Mërgimtari nga Juniku përkrahë 20 familje me pako ushqimore e higjienike
10 gusht 2021
| 14:36
Junikasi, Adem Maloku i cili jeton në shtete evropiane ka ndihmuar 20 familja në vendlindjen e tij me pako ushqimore e higjienike. Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare të Komunës, kryetari i saj Agron Kuçi.
Postimi i plotë:
BASHKVENDASI ADEM UKE MALOKU PËRKRAH 20 FAMILJEVE ME PAKO USHQIMORE DHE HIGJENIKE
Bashkatdhetari Adem Ukë Maloku furnizon familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike. Bashkëvendësi ynë ka përkrahur 20 familje me pako ushqimore në vlerë 50 Euro.
Komuna e Junikut falënderon të gjithë humanistët që solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.