Mërgimtari nga Lugina e Preshevës vdes në një aksident tragjik në Serbi

28 dhjetor 2022 | 23:42

24-vjeçari, Shëndrit Ahmeti nga fshati Lluçan i Bujanocit ka mbetur i vdekur në një aksident tragjik që ndodhi në Serbi teksa ishte duke ardhur nga Gjermania pēr pushime në vendlindje.

Siç shkruajnë mediat shqipe nga Lugina, automjeti me të cilin po udhëtonte i ndjeri së bsshku me nënën dhe vëllaun e tij u godit nga një kamion në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac. Dy anëtarët e familjes raportohet se ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e 26 dhjetorit.

Ndërkohë të afërm të të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 12:00 në fshatin e tij të lindjes në Lluçan.

I ndjeri Shëndrit Ahmeti në Gjermani ishte futbollist i klubit gjerman TSV 1860 Munich. Ky klub ka reaguar në faqen e vet duke shprehur dhimbje për humbjen e lojtarit të tyre.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhet në reagimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve e drejtuar nga kryetari i saj,…