![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/aksident-3.png)
Mërgimtari nga Zvicra aksidentohet në Koshare të Ferizajt
29 korrik 2022
| 11:37
Një mërgimtar nga Zvicra është aksidentuar dje në fshatin Koshare të Ferizajt me veturën e tij.
Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës, duke theksuar se një person ka pësuar lëndime trupore.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 18.30 në fshatin Koshare të Ferizajt . Të përshira ishin dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime të lehta trupore pëson një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore ne Ferizaj, i njëjti lirohet. Në të dyja rastet ka dalë Njësia e hetimeve të komunikacionit rrugor e Ferizajt e cila po heton rastet”, ka njoftuar policia.