Mërgimtari nga Zvicra ndihmon familjet skamnore të Skenderajt
22 prill 2020
| 13:35
Adriatik Safet Hoxhaj nga Kllodernica, me banim në Zvicër ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie, donacion ky të cilin e ka sjellë babai i tij, Safet Hoxhaj.
Në emër të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente.
“Kujtojmë që të gjitha ndihmat po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit turmave”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.