Mërgimtari: Pse të shkosh në Gjermani kur Gjermaninë e ke këtu?
23 tetor 2022
| 17:00
Deklarata e një bashkatdhetari është bërë virale në internet, kur thotë se Gjermania është në Kosovë, në kontekstin se fitimi në fund të fundit është i njëjtë.
Ai, i mllefosur, thotë se fitimi në fund të muajit në Gjermani do të ju dalë 200 euro, pasi shpenzimet janë shumë të larta.
“Pse bre burrë po shkon në Gjermani, kur Gjermaninë e ke këtu. Gjermania t’i jep njëmijë e 500 euro, OK, t’i jep, por pasha zotin ki me pagu 600 euro banesë, ki me pagu 400-500 euro çka ha e çka pi. Çka të mbesin, 200 euro. Veç mërzia e tepërt është, tu e pasë Kosovën këtu, vendin tënd”, ka thënë ai.