Mërgimtari tregon se shpenzoi mbi 178 mijë euro për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Një shifër marramendëse për të shënuar kujtimin e Skënderbeut. Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së kryeheroit kombëtar.
Gjergj Prenkoçaj është iniciatori, financuesi dhe ideatori i monumentit të kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që është vendosur në Gjakovë.
Tutje ai bëri të ditur se ka rreth dy vjet që e ka nisur këtë ide, meqë Skënderbeu është frymëzuesi me i mirë e heroi më shembull që kemi në trojet arbërore.
“Krijimi i shtatores ka marrë kohë dy vjet. Gjergji me kalin bronz ka kushtuar 120 mijë euro. Bazamenti 31 mijë e 500. Jam në pritje për TVSh-në, por nëse e shohim totalin, shuma është rreth 178 mijë e 770 mijë euro”, tha ai në Klan Kosova.
“Unë e kam financuar vet, por kam pasur dhe disa shokë që më kanë ndihmuar, diku 13 mijë euro, pjesa tjetër është çdo gjë e imja”, deklaroi Prenkoçaj.