Mërgimtarit i thyhet vetura, i vidhet çanta me para e dokumente (Video)

26 dhjetor 2020 | 00:58

Veturat e mërgimtarëve që kanë ardhur për pushimet e festave në Kosovë, janë kthyer në cak të hajnave.

Kështu ka ndodhur në një parking në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku hajnat kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë grabitur një çantë ku kishte para dhe dokumente.

Vjedhja është xhiruar nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet në incizim, një veture parkohet afër veturës së mërgimtarit, dhe më pas i bie xhamit dhe e thyen. Më pastaj në shpejtësi kap çantën dhe largohen.

Rasti është raportuar në polici.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigandi francez i produkteve të luksit "Louis Vuitton" ka hedhur…