Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë
Numri i rasteve të dhunës në familjet e Kosovës është në rritje çdo ditë. Jo rrallëherë ndodh që në polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri porsa arrijnë në Kosovë.
Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Viti, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj, me të cilin është e martuar që rreth 30 vjet, por jetojnë të ndarë në Zvicër.
Viktima ka kërkuar ndihmë në polici, duke pretenduar se burri i saj e ka penguar që të shkojë në pushime me fëmijët e tyre për të cilët përkujdeset ajo.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari edhe ka ushtruar dhunë, duke e goditur – çka e shtyri atë që ta raportojë rastin.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke siguruar praninë e të dyshuarit.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar si i dyshuar për këtë rast.
Ndaj tij prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.