
Merino: Jam gati sërish të luaj si sulmues
21 shkurt 2025
| 14:14
Pasi i dha fitoren Arsenalit një javë më parë, duke shënuar dy gola ndaj Leicester edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, Mikel Merino synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Këtë të shtunë “topçinjtë” do të luajnë ndaj West Ham.
“Vetëm ditën e ndeshjes më thanë se do të luaja në sulm. Ishte shansi im për të parë se çfarë mund të bëja dhe të kisha mendësinë e duhur. Nuk kishte rëndësi nëse nuk ishte pozicioni im apo nëse ndihesha jo rehat dhe tregova se e kisha atë mendësi”, ka thënë Merino. “Unë jam një mesfushor që shkoj shpesh në zonën kundërshtare. Kjo është një nga cilësitë e mia, duke luajtur si një sulmues i rremë. Mendoj se u përshtata mirë dhe jam gati të ndihmoj sërish skuadrën nëse ka nevojë”, u shpreh Mikel Merino.