Merita Makolli kërkon përkrahjen e qytetarëve më 9 shkurt

29 dhjetor 2024 | 12:31

Merita Makolli është kandidate e PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Merita Makolli është vajza e veprimtarit të çështjes kombëtare, të ndjerit, Shasivar Makolli – Çali, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në listën e PDK-së, ajo mbartë numrin 84.

Përmes një postimi në “Facebook” ka treguar arsyen e kandidimit për deputet. “Kosova ballafaqohet me sfida të shumta politike, ekonomike, juridike dhe shoqërore në përgjithësi, të cilat kërkojnë mobilizimin e energjive të gjithanshme që të dalim faqebardhë. Duke qenë e vetëdijshme se në rrafshin e përgatitjes profesionale dhe atë të bagazhit familjar dhe personal të veprimtarisë politike në interes të kombit, kam vendosur t’ju kërkoj mbështetjen tuaj politike në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ju siguroj se në asnjë rast nuk do t’ju zhgënjej për besimin që mund të më jepni! Ju siguroj se votës suaj do t’i jap fuqinë e merituar në Kuvendin e Kosovës! Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Merita Makolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar…