Merita Makolli me numër 84 në listën e PDK-së për deputete: Ju siguroj se në asnjë rast nuk do t’ju zhgënjej!
Merita Makolli është pjesë e garës për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Ajo garon në listën e PDK-së për deputete dhe mban numrin 84.
Me këtë rast, ajo u ka thënë votueseve të saj se nuk do t’i zhgënjej asnjëherë për besimin që do t’ia japin në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
“Të dashur miq, me bindje të plotë se mund të jap kontributin tim personal në realizimin e projekteve me interes jetik për qytetarët e vendit dhe për Kosovën si shtet që ballafaqohet me sfida të shumta, kam shprehur gatishmërinë të hyj në listën e kandidatëve të PDK-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ju siguroj se në asnjë rast nuk do t’ju zhgënjej për besimin që mund të më jepni. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit! Liri për çlirimtarët! Pres përkrahjen tuaj gjithashtu për Bedri Hamzën kryeministër! Merita Makolli #84”, ka shkruar Makolli në “Facebook”.