Merita Makolli: Mos të ishte PDK-ja sot shkollat nuk do të mbanin emrin Pavarësia, nuk do të kishim as autostrada

26 shtator 2019 | 22:49

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, ka mbajtur tubim elektoral me banorët e “Lagjes së Spitalit” në shkollën “Pavarësia”.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe kandidatët e tjerë të PDK-së për deputetë.

Kandidatja për deputete Merita Makolli para banorëve të kësaj lagje ka treguar një bisedë që ka pasur me një qytetar kur kanë biseduar rreth zgjedhjeve të 6 tetorit dhe arsyen pse duhet për ta votuar PDK-në.

Ajo tregoi se ai qytetari i kishte thënë asaj se asnjëherë nuk ia ka pa hajrin PDK-së.

Makolli nga ky tubim ia përcjelli mesazhin atij qytetari se pse më 6 tetor duhet për ta votuar PDK-në.

Fjalimi i saj disa herë u përcoll me duartrokitje, derisa tregonte shumë arsye pse qytetarët më 6 tetor duhet ta votojnë këtë subjekt politik dhe atë si kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës.

“Takova një qytetar dhe biseduam për zgjedhjet, fushatën dhe PDK-në, pra në atë se çfarë ka bërë PDK-ja. Ai më tha nuk jam kam pa hajrin kurrgjë. E unë sonte po dua t’i tregoj se çfarë ia kam pa hajrin. Krejt inspirimi më erdhi në këtë sallë. Mos të ishte PDK-ja unë para jush nuk do të isha kandidate për deputete e Republikës së Kosovës. Atë shqiponjë që po e shoh sonte këtu, mos të kishte qenë PDK-ja nuk e kishim pa. Kjo shkollë që e ka emrin Pavarësia nuk do ta kishte pasur emrin Pavarësia. Po shoh fotografinë e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Haxhi Zekës e Luigj Gurakuqit. Këto fotografi në një histori më të hershme i kemi fshehur nëpër dhe, e nëpër shtëpi dhe nganjëherë si të mykta i nxjerrshim si tinëz. Mos të ishte PDK-ja nuk i kishim pa të gjitha këto fotografi. Mos te ishte PDK-ja as ekipin e kombëtares së futbollit nuk e kishim pa kurrë. Mos të ishte PDK-ja nuk kishi pasur mundësi të hypni në vetura me targa RKS dhe të shkoni autostradës e për Shqipëri, por ishte dashur me targa PR duke u frikësuar se si po kaloni në kufi. Mos të kishte qenë PDK-ja shumë sende në Kosovë nuk i kishim pasur. Sot po flasim për një epokë të re, për të rinjtë që po shkojnë në shkolla, të cilët po shkollohen dhe po e shohin botën, dhe sot po flasim edhe për liberalizim të vizave. Mos të kishte qenë PDK-ja as Evropën nuk e kishim pa, madje as Shqipërinë. Ju falënderojë shumë”, ka thënë Makolli, transmeton “Epoka e re”.

Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Çali, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Makolli në listën e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit mban numrin 93.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për herë të…