Merita Makolli: Rinia, thesari më i çmueshëm i Kosovës dhe PDK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Merita Makolli, të premten në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ka vizituar të rinjtë e kësaj partie të cilët janë duke promovuar vizionin e Dekadës së Re.
Ajo ka thënë se rinia është thesari më i çmuar që ka Kosova dhe PDK-ja
“Rinia jonë, thesari më i çmueshëm që kemi. Vullneti, ëndrrat, dëshirat e entuziazmi i tyre janë forcë drejt ndërtimit të së ardhmes. Sot, pata kënaqësinë të jemi bashkë me Rininë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me qytetarët e Prishtinës për të promovuar vizionin për Dekadën e Re. Gjithandej ndihej erë ndryshimi, erë fitoreje”, ka shkruar Makolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Merita Makolli mban numrin 93 në listën e PDK-së për deputete.
/Epoka e re/