Merita Makolli vazhdon fushatën, merr përkrahje nga familja e Haxhollëve në Kodrën e Trimave
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, e shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë: Memli Krasniqi dhe Migjen Shala ka vizituar familjen e Haxhollëve në Kodrën e Trimave.
“Një takim jashtëzakonisht i ngrohtë me banorët dhe familjarët e asaj shtëpie me të cilët biseduam për hallet dhe brengat e jetrave të tyre e që nuk ishin të vogla. Dolëm me përshtypjen se ata njerëz, ky pushtet lokal nuk i pa dhe nuk i ndjeu kurrë”, ka shkruar Makolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë tubim, u dhamë një fjalë të madhe se pas fitores së 6 tetorit, familja Haxholli dhe të gjitha familjet e Kodrës së Trimave dhe të Prishtinës, do të bëjnë jetë dinjitoze në shtëpitë e tyre, lagjet, Prishtinën dhe në shtetin e tyre”, ka shkruar Makolli.
Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.
Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Çali, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Makolli në listën e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit mban numrin 93.