Merita Miftari fiton çmimin për raportimin e përgjegjshëm gjinor për të drejtat pronësore të grave

10 dhjetor 2024 | 21:27

Merita Miftari, gazetare në Gazetën Express, ka fituar çmimin për raportimin e përgjegjshëm gjinor për të drejtat pronësore të grave, në ceremoninë e ndarjes së “Çmimeve vjetore të Gazetarisë 2024”.

Gazetarja Merita Miftari është vlerësuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me partnerët e tij.

Në fjalën e saj, para të pranishmëve gazetarja Miftari falëndëroi jurinë për vlerësimin dhe uroi që ky hulumtim të jetë frymëzim për gratë dhe  vajzat që ndodhen në situatën e përjashtimit nga trashëgimia.

Gazetarja Miftari në hulumtimin e titulluar, “Beteja ligjore e katër motrave për trashëgimi, padisin vëllezërit që shitën pronën e përbashkët, njëra kërcënohet – rasti po u zvarritet”, vë në pah faktin e padrejtësive që hasin gratë në Kosovë kur bëhet fjalë për të drejtat pronësore.  Ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë, pasi njëra nga to është përballuar me kërcënime dhe pengesa nga vëllëzërit. Me pengesa edhe nga institucionet që e kanë zvarritur çështjen.

Historia e motrave pasqyron luftën e grave për të drejtat e tyre pronësore, ku fatkeqësisht në vendin tonë vazhdojnë të hasin vështirësi të shumta për të siguruar trashëgiminë dhe të drejtat e barabarta në shoqëri. Këto motra janë përballë me konflikt familjar dhe pasoja të rënda emocionale. Njëra nga motrat  e dëmtuara që u kanos nga vëllai i saj për shkak se “kërkoi hise” jep edhe mesazhin e fortë për familjet kosovare se sot prindërit duhet t’u lënë trashëgimi si djemve ashtu edhe vajzave.

Më tepër detaje mund të lexoni duke klikuar KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e…