Merita për shmangie të përgjakjes në Kuvend i takon Veselit
Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka reaguar pas dhunës në Kongresin Amerikan, ku kanë ndërruar jetë së paku katër persona.
Ai ka thënë se edhe në Kuvendin e Kosovës ka pasur situata të cilat mund të përfundonin me gjakderdhje.
Në këtë kontekst, Latifi ka thënë se merita për shmangien e përgjakjes së Kuvendit të Kosovës i takon Kadri Veselit.
“Pamjet e dhunës në Kongresin amerikan na i rikujtuan pamjet e ngjashme të ndodhura pak vite më parë në Kuvendin e Kosovës. Në përleshjet brenda Kongresit amerikan qenkan vrarë katër njerëz. Edhe në Kuvendin e Kosovës disa herë ka pasur situata që fare lehtë mund të përfundonin me gjakderdhje. Merita më e madhe pse u shmang atëherë përgjakja e Kuvendit i takon një njeriu: Kadri Veselit”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.