Meritoni ishte sëmurë, por pranë i qëndroi personi që ai më pak e priste (VIDEO)
Pas përfundimit të leximit të mesazheve të ardhura në “Big Love”, Meriton Mjekiqi është shtrirë në krevatin e tij pasi nuk ndihej mirë
Mbrëmë banorët e “Big Brother VIP3” janë surprizuar nga mesazhet e fansave të ardhura nga aplikacioni “Big Love”. Pasi përfundimit të leximit të këtyre mesazheve, Meriton Mjekiqi ka shkuar dhe është shtrirë në krevatin e tij, pasi nuk ndihej mirë.
Kjo gjë është vënë re menjëherë prej Egla Ceno, e cila i ka shkuar pranë dhe është interesuar rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Aktorja e pyet moderatorit nëse është me djersë dhe a ka dhimbje kur kollitet dhe ai i përgjigjet “po”.
Më pas Egla i thotë nëse ka nevojë për ndonjë gjë dhe Meritoni i përgjigjet: “Mirë jam”.
Pjesë nga biseda:
Egla: Je me djersë? Ke dhimbje kur kollitesh?
Meritoni: Po
Egla: Vërtetë?! Mblidhi këmbët dhe rri në pozicionin e bebes. Të të sjell një peshqir të lagur? Të ndez aspiratorët?
Meritoni: Mirë jam…