Merkel e Macron thirrje BE-së: Të përgatitemi për valën e dytë nga koronavirusi

10 qershor 2020 | 09:48

Liderët kryesore të Bashkimit Europian, rikthejnë frikën në vendet e unionit në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes një letre drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Macron, kërkuan që BE të marrë masat e duhura për një valë të dytë të mundshme të infektuarish nga Covid-19.

Në mesazh konfirmohet që përgjigjja kaotike ndaj pandemisë ka ngritur pikëpyetje rreth përgatitjes së Unionit, duke nënvizuar këtu rëndësinë e një reagimi të përbashkët europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të verës së 2019-ës pati një rritje të…