Merkel i shkruan Haradinajt
20 dhjetor 2019
| 12:57
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se ndihet i nderuar që ka pranuar këtë letër urim nga Merkel.
Merkel ka uruar që viti 2020, të jetë një vit i paqes dhe përmbushjes për të gjithë.
“Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzemërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”, thuhet në letër-urimin e Merkelit drejtuar Haradinajt.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1516251268499282
/Epoka e re/