Merkel, në prag të referendumit, viziton Maqedoninë

03 shtator 2018 | 15:41

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të shtunën në Shkup, ka bërë të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Vizitën e lideres më me ndikim të Evropës e ka konfirmuar edhe Qeveria e Maqedonisë.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, Seibert ka deklaruar se Merkel dëshiron të krijojë vetë përshtypjen për referendumin e emrit të Maqedonisë, që do të mbahet në fund të këtij muaji.  “Po punohet ende në program, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev”, ka thënë Seibert, për të shtuar se në fokus të takimit do të jenë zhvillimet rajonale dhe temat dypalëshe.

Maqedonia, më 30 shtator, mban referendumin për marrëveshjen me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut.

Nëse referendumi është i suksesshëm, marrëveshja duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja është kushti themelor për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veselit dhe anëtari i Kryesisë së…