Merkel: S’ka Evropë pa një Gjermani të qëndrueshme
Nuk mund ta mendojmë ekzistencën e Evropës së bashkuar pa një partnership të fortë mes Gjermanisë dhe Francës, kështu që kemi përgjegjësi të madhe për krijimin e një qeverie të qëndrueshme, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në kongresin e radhës të CSU-së.
“Vij nga Brukseli. Dhe atje na pyesin se çfarë do të bëjë Gjermania. Na thonë ‘kemi nevojë për ju, nuk e shihni që Kina po fuqizohet, nuk e shihni si po e bën politikën e jashtme Rusia dhe se si Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane apo se si SHBA është më e përqëndruar te vetja e saj?”, deklaroi Merkel.
Merkel konfirmoi se e vlerëson shumë vendimin e SPD-së për bisedime, për një koalicion të madh qeveritar. “Ia vlen për të luftuar për këtë”, deklaroi Merkel në kongresin e CSU-së.