Merkel: Do të jem zë i fuqishëm i Gjermanisë për BE-në
05 mars 2018
| 19:15
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë që është e rëndësishme që qeveria e re të fillojë të punojë më shpejt pse periudhës së gjatë për ndërtimin e koalicionit.
Ajo tha se do të punojë për të siguruar punë dhe prosperitet, dhe gjithashtu premtoi se do të jetë “zë i fortë” i Gjermanisë për në BE.
Kancelarja do të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi opozita Social Demokratët (SPD) votoi në favor të një koalicioni tjetër të madh të dielën, transmeton Klan Kosova.