Merkel: Uashingtonit s’mund t’i lihet më në dorë rendi botëror

20 korrik 2018 | 21:02

Kancelarja gjermane. Angela Merkel, duke u zotuar të qëndrojë në detyrë pavarësisht nga streset brenda dhe jashtë vendit, tha se ajo do të punonte me një Gjermani “nën presion” nga Shtetet e Bashkuara, por theksoi se Uashingtonit nuk mund t’i lihet më në dorë rendi botëror.

Në një konferencë për shtyp, Merkel e përshkroi marrëdhënien e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara si “jetike”. Deklaratë që vjen edhe pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, javën e kaluar akuzoi Berlinin se ishte një “rob” i Rusisë për shkak të varësisë energjetike.

64-vjeçarja Angela Merkel, po përpiqet të mbajë së bashku koalicionin e saj të brishtë, i kapur nga lufta e brendshme në lidhje me politikën e imigracionit, ndërkohë që ka të bëjë edhe me Trump dhe një sfidë të politikës së jashtme përfshirë Brexit, raporton Reuters.

E pyetur për marrëdhënien e saj të punës me Trump, Merkel u shpreh se: “Mund të themi se vlerat, ose korniza jonë e zakonshme, janë nën një presion të fortë për momentin. Megjithatë, marrëdhënia e punës transatlantike, duke përfshirë edhe atë me presidentin e SHBA, është vendimtare për ne dhe unë do të vazhdoj të punoj për të”.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se Gjermania po vepronte gabim duke lejuar një tubacion të ri prej 11 miliardë dollarësh për të importuar gaz nga Deti Baltik përmes Rusisë. E se shteti europian ishte i ngadalshëm në përmbushjen e objektivave për shpenzimet e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që…