
Merkel vetizolohet pas kontaktit me doktorin i cili u konfirmua me Covid-19
22 mars 2020
| 19:30
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të karantinojë veten në shtëpi, pasi mori tretman mjekësor nga një mjek i cili që nga ajo kohë ka testuar pozitiv për koronavirus.
Ajo ka vendosur të karantinojë veten në shtëpi. Ajo do të testohet rregullisht në ditët e ardhshme … (dhe) do të përmbushë detyrën e saj zyrtare nga shtëpia”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert në një deklaratë.
Mjeku e kishte vizituar kancelaren gjermane të premten për ta vaksinuar atë kundër baktereve të pneumokokut.