Merkeli bënë thirrje për rezistencë ndaj rrymave populiste në Evropë

19 maj 2019 | 13:16

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pas skandalit që çoi në rrëzimin e qeverisë austriake, duke i drejtuar një apel të gjithë politikanëve evropianë që t’i rezistojnë rrymave të cilat kërkojnë shkatërrimin e Evropës.

“Këtu, përfshihen dhe politikanët që janë për shitje”, ka thënë Merkel, duke shtuar këto rryma dëshirojnë shkatërrimin e Evropës . “Po përballemi me rryma populiste të cilat në shumë zona, pavarësisht vlerave të tyre, po kërkojnë ta shkatërrojnë Evropën dhe vlerat e saj, dhe ne duhet t’i bëjmë ballë me shumë vendosmëri kësaj situate”, ka deklaruar ajo.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz vendosi ta prishë koalicionin me partinë populiste të djathtë FPÖ. Këtë vendim ai ia komunikoi presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, i cili shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

E gjitha erdhi pas skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, partner në koalicionin qeveritar, i cili i kishte premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmonin në zgjedhje.

Një video e bërë publike dëshmoi se çfarë kishte ndodhur dhe Kurz deklaroj se pas kësaj, koalicioni nuk mund të vazhdonte më të qeveriste vendin.

Të shtunën, me mijëra demonstrues në Austri përshëndetën rënien e qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz për shkak të një skandali korrupsioni që përfshinte Rusinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 20-vjetorin e masakrës…