Merkeli dhe Macroni i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë kërkuar nga Rusia të lirojë marinarët ukrainas që ishin rrëmbyer së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar në ngushticën Kërç, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov, raporton “Reuters”.
Mosa ka akuzuar 24 marinarë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit rus.
Ukraina ka thënë se Rusia ka kapur tri nga anijet e tyre dhe ka akuzuar Moskën për agresion ushtarak.
“Ne kërkojmë një transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kërç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”,është thënë në deklaratën e përbashkët të Merkelit dhe Macronit.
Pas kapjes së detarëve dhe anijeve të tyre, Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë të marrin në konsideratë sanksione të tjera kundër Moskës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për komplotimin me Perëndimin për të provokuar një krizë.