Merkeli dhe Macroni do të diskutojnë reformat në Eurozonë
Liderët e Gjermanisë dhe Francës do të takohen të enjten për të punuar drejt reformave në Eurozonë, e cila po konsiderohet çështje e ndjeshme për qeverinë në Berlin, transmeton “Reuters”.
Kancelarja Angela Merkel, e cila mirëpret presidentin francez, Emmanuel Macron për një takim pune është në presion nga blloku i saj konservator për t’u mos pajtuar me asnjë reformë e cila mund të ketë rezultat në taksapaguesit gjermanë.
Në vizionin e Macronit ndërkaq përfshihet kthimi i fondit ekzistues të ndihmës në Evropë, në një Fond Monetar Evropian (FMN), për të vepruar si ndihmesë në çdo krizë të ardhshme financiare në bllok.
Zyrtarët në Berlin dhe Paris kanë shprehur bindje më parë se ata do të kenë një qëndrim të përbashkët para mbajtjes së samitit të BE-së më 28-29 qershor.
Franca dhe Gjermania janë fuqi të domosdoshme në mënyrë që të arrihen reformat në BE. (Rel)