Merkeli do t’i ofrojë siguri Haradinajt për intencat e veta të mira
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren Angela Merkel do të jetë një nga aktivitetet më tërëndësishme gjatë mandatit të tij.
Ai ka thënë se Merkeli do t’i japë garanci Haradinajt për intencat e veta të mira.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka vlerësuar se ky takim organizohet në kuadër të përpjekjeve intensive diplomatike për Samitin e Parisit.
Sipas tij, në Paris synohet të sigurohet gjetja e formulës për vazhdimin e dialogut të ndërprerë Kosovë – Serbi.
Maliqi ka thënëse është optimist sa i përket mundësisë që në Paris tëvendoset bazamenti i marrëveshjes përfundimtare sepse, sipas tij, konkretizimi i marrëveshjes do të jetë gjë e vështirë meqë Serbia nuk është në gjendje të zotohet hapur për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)