Merkeli flet për gjendjen shëndetësore: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar
10 korrik 2019
| 17:23
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka refuzuar shqetësimet e ngritura pas dridhjeve të reja të trupit të saj, për herë të tretë brenda tri javësh.
Ajo ka thënë se ishte në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve shtetërore të saj.
“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Merkeli në një konferencë për medie me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.
Merkel ka siguruar se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.
“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, ka thënë ajo
Kancelarja Merkel përsëri ka pësuar një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.