Merkeli flet për herë të parë rreth fitores së Bidenit
Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e parë publik në lidhje me fitoren e Joe Bidenit.
Kancelarja gjermane e përgëzoi demokratin “me gjithë zemër”, duke thënë se ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën dhe se kishte kujtime të bukura nga takimi me të, raporton BBC.
Ajo gjithashtu uroi Kamala Harrisin, si gruaja e parë në postin e nënpresidentes dhe shtoi se, si fëmijë i dy migrantëve, kaliforniania është “frymëzim për shumë njerëz”.
Merkel tregoi për rëndësinë e marrëdhënies së të dy vendeve dhe tha se pa mbështetjen e SHBA-së, ribashkimi gjerman i para 30 vjetëve nuk do të kishte ndodhur.
Ajo shtoi se të dy vendet duhet të qëndrojnë së bashku për të kapërcyer sfidat kryesore, të tilla, si pandemia e coronavirusit, ngrohja globale dhe terrorizmi.
Ndryshe, Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 sosh gjersa fituesi shpallet kandidati që siguron 270 vota.