Merkeli: Gjendja me Covid në Gjermani është dramatike

17 nëntor 2021 | 12:40

Gjendja me Covid-19 në Gjermani është dramatike. Kështu ka thënë të mërkurën kancelarja Angela Merkel, duke bërë thirrje për proces më të shpejtë të dhënies së dozës përforcuese të vaksinës dhe duke u bërë apel të pavaksinuarve që ta ndryshojnë mendjen.

Instituti “Robert Koch” ka raportuar të mërkurën 52 826 raste të reja me Covid-19, kur vala e katërt e pandemisë e ka përfshirë Evropën, shkruan “Reuters”.

“Nuk është shumë vonë për të vendosur për dozën e parë. Secili që vaksinohet i mbron veten dhe të tjerët dhe nëse një numër i mjaftueshëm i njerëzve vaksinohen, kjo është rruga për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkeli.

Ajo ka thënë se duhet të ketë një “përpjekje kombëtare” për të siguruar shpërndarje masive të dozës përforcuese të vaksinës, pasi mbrojtja e ofruar nga vaksinat ka filluar të tkurret gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Disa rajone të Gjermanisë tashmë kanë filluar që të marrin masa, pasi vendi regjistroi disa herë rekorde të rasteve ditëve të fundit. Rajoni i Berlinit ka vendosur masa kufizuese për të pavaksinuarit dhe për ata që nuk e kanë kaluar Covid-in, ndërsa Munihu e ka anuluar tregun e famshëm të Krishtlindjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, dy banoret, këngëtarja kosovare, Fifi…