Merkeli: Gjermania sikurse ShBA-ja beson se Rusia ka shkelur traktatin për armët bërthamore
02 prill 2019
| 12:30
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vendi i saj beson sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Rusia e ka thyer Traktatin e forcave bërthamore afatmesëm të Luftës së Ftohtë.
Deklarimi i Merkelit për këtë vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Uashingtoni do të tërhiqet nga traktati i 1987-ës këtë verë nëse Moska nuk i jep fund shkeljeve për të cilat dyshohet, shkruan “Euronews”.
Porosinë e Trumpit, Merkeli ka thënë se e ka kuptuar mjaftë mirë.
Në anën tjetër Rusia ka mohuar se ka shkelur traktatin për armët nukleare.