Merkeli i jep dritën e gjelbër rifillimit të Bundesligës
Bundesligës i është dhënë drita e gjelbër për të rifilluar në javët e ardhshme nga Kancelarja Angela Merkel i ka dhënë dritën e gjelbër rifillimit të Bundesligës në javët e ardhshme.
Një dokument i dalë të mërkurën thoshte se kthimi i futbollit në Gjermani do të vonohej deri më 22 maj me sugjerime që ndeshjet e para mund të mbaheshin vetëm pas një karantine dyjavore të të gjitha skuadrave.
Por ato kërkesa janë hequr dhe qeveria gjermane tani ka dhënë miratimin për rikthim në gjysmën e dytë të majit pas një seri takimesh, transmeton lajmi.net.
Kancelarja Angela Merkel zhvilloi një takim me krerët e shteteve të mërkurën në 10 të mëngjesit për të diskutuar planet e Gjermanisë për lehtësimin e bllokimit aktual.
Ndër të tjera u diskutua edhe rikthimi i Bundesligës, i cili duket i pashmangshëm dhe është i planifikuar për datën 15 maj, duke marrë edhe miratimin e autoriteteve gjermane.