Merkeli, letër Haradinajt: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol (Dokument)
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila i ka konfirmuar kryeministrit përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Këtë e konfirmon letra nga kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/