Merkeli: Masat kufizuese në Gjermani do të vazhdojnë

27 mars 2020 | 08:50

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e sotme se bllokimi i pjesshëm dhe masat kufizuese në Gjermani do të vazhdojnë për shkak të COVID 19.

”Tani për tani nuk është koha për të folur për heqjen e këtyre masave”, tha ajo.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani aktualisht po dyfishohet çdo pesë ditë tha ajo, duke shtuar se duhet të zbritet në çdo 10 ditë për një zbutje të masave që madje të merret një opsion, shkruan CNN.

Pas një thirrje për video konferencë në G20 dhe një thirrje për një konferencë të krerëve të BE-së, ajo përsëriti qëndrimin e Gjermanisë kundër Eurobonove, duke thënë se Mekanizmi Evropian i Stabilizimit është instrumenti i duhur për t’u marrë me pasojat financiare nga kriza e koronavirusit.

“Ne e bëmë të qartë nga pala gjermane, por edhe të tjerët e bën, se ky nuk është mendimi i të gjitha shteteve”, tha Merkeli në lidhje me dëshirën e Spanjës dhe Italisë për të provuar mënyra të reja për t’u marrë me krizën dhe duke kërkuar Eurobonde.

Merkeli shtoi se ndërsa është e zënë dhe po punon mirë në karantinë, asaj, si shumë qytetarëve gjermanë, i mungon kontakti personal me të tjerët.

“Më mungon që nuk mund të jem në mbledhjet e kabinetit dhe nuk mund t’i shoh njerëzit atje. Dhe më mungon të kem kontakte personale”, tha ajo.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 267 viktima dhe 43,938 të infektuar me COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot, më 27…