Merkeli nesër viziton Tiranën, kjo është agjenda
13 shtator 2021
| 14:11
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nesër (e martë) do ta vizitojë Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për medie e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka zbardhur agjendën e kancelares.
Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkeli do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral në mes të dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në “Tirana Business Park”, po ashtu edhe mbërritja e kancelares Merkel.
Kurse në 14:35, në mes të kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për media.