Merkeli: Nuk besoj në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka hedhur poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Merkel ka thënë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.
Ajo ka theksuar se kur këto vende i përmbushin kriteret duhet të pranohen në BE.
“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, ka thënë Merkeli.
Angela Merkel ka thënë para gazetarëve në samitin BE – Ballkani Perëndimor se vendosja dhe afati do ta vinte BE-në në presion.
“Një afat do ta vinte BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo”, ka thënë ajo.
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë po marrin pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit.
Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.