Merkeli: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, gjatë vizitës së tij në Gjermani është takuar me kancelaren Angela Merkel dhe pas takimit të tij ai ka bërë me dije se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti gjerman.
Kancelarja Merkel ka thënë se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet, raporton “Rel”.
“Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë”, ka thënë Merkeli.
Merkeli theksuar se prioritet është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO.