Merkeli nuk kandidon më për kryetare të CDU-së
29 tetor 2018
| 10:50
Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresin e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.
Këtë vendim Merkel ua ka bërë me dije politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit.
Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.
Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë.