Merkeli paralajmëron përballjen me valën e tretë të Covidit në Gjermani

01 dhjetor 2020 | 16:59

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ky shtet mund të goditet nga vala e tretë e koronavorusit, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat parandaluese.

“Ne ende duhet të jemi tepër, tepër të kujdesshëm gjatë dimrit. Përndryshe menjëherë do të përballemi me valën e tretë”, është shprehur Merkel.

Ajo ka thënë se vala e tretë mund të ndodhë gjatë këtyre muajve të dimrit.

Gjermania deri më tani ka një milionë e 67 mijë e 473 raste të konfirmuara ne Covid dhe 16 mijë e 636 viktima, sipas “Robert Koch Institute”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…